Problemet në Selman Stërmasi

Me zgjidhjen e ngërçit dhe dhënien fund të bojkotit që zgjati thuajse 2 muaj, tashmë vëmendja e klubeve shqiptare shkon te futbolli i luajtur që do të startojë sezonin e ri këtë të dielë me ndeshjet e turit të parë të Kupës së Shqipërisë.

Megjithatë në një vend si ky i yni problemet nuk kanë fund asnjëherë dhe për momentin problemet më të mëdha lidhen me stadiumet.

Duke parë gjëndjen jo të mirë të fushës së stadiumit Selman Stërmasi, Tirana me shumë mundësi sfidën ndaj Shkumbinit do ta luajë në Skënder Halili. Në ditët e fundit, bardheblutë janë stërvitur në fushë me bar sintetik, dhe kjo ka sjellë jo pak shqetësime për lojtarët të cilët kanë hasur probleme fizike.

E rëndësishme është që Egbo ka në dispozicion të gjithë grupin e futbollistëve me përjashtim të Elton Cale dhe Tirana do të kërkojë ta nisë sezonin me fitore ndaj Kukësit edhe pse fillimisht vëmendja do të jetë te sfida e kësaj të diele ndaj Shkumbinit që do të luhet në orën 13:30.

Ngjarja paraprake

Në çerdhe deri më tani janë regjistruar 33 fëmijë me Covid-19 dhe 109 punonjës

Ngjarja e ardhëshme

Në Përpellac të Podujevës gjenden tri varre karakteristike të lashtësisë, që duhet të jenë objekt studimi të ekspertëve të arkeologjisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian