Problemet me zemrën

Alphonso Davies këmbëngul se ai është “mirë”, por mbetet e paqartë se kur mbrojtësi i Bayernit do të kthehet në fushë. Që kur u diagnostikua me miokardit të butë, një sëmundje inflamatore e zemrës, pas infektimit me Covid-19, Alphonso Davies ka humbur pesë javë kampionat.

Duke folur për “Bild” të mërkurën në mbrëmje, mbrojtësi i majtë i Bayern Munchen insistoi se ai po bëhet mirë, por nuk vendosi një afat kohor për kthimin e tij.

“Nuk ndjej asnjë dhimbje, jam mirë. Por nuk e di se kur do të jem në gjendje të kthehem në fushë”,-tha Davies.

Trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann së fundmi dha një përditësim inkurajues për lojtarin, duke thënë se “skenari i rastit më të mirë duket se ka ndodhur, për sa i përket procesit të shërimit”.

“Do të marrë ende pak kohë, por shenjat e rrezikut rreth gjendjes së tij të zemrës sigurisht që janë zhdukur. Ai ka një tjetër takim me mjekët pas dy javësh,”-shpjegoi trajneri i Bayern pas humbjes 4-2 javën e kaluar kundër Bochum.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Katër këshilla që të ndjeheni më pak të lodhur gjatë dimrit

Story i radhës

Prishet gypi furnizues, dy fshatra të Podujevës mbesin pa ujë

Të fundit nga