Problemet me funizimin me iPhone i shkaktuan Apple rënie të ardhurash

Apple raportoi financat e saj ditën e Enjte dha gjatë tre mujorit të fundit të 2022 kompania gjeneroi 117.2 miliardë dollarë të ardhura, 5 përqind më pak se një vit më parë.

Pjesa më e madhe e tyre erdhën nga shitjet e iPhone por problemet me zinxhirët e furnizimit kombinuar me konsumatorët të cilët po hezitonin më shumë këtë vit për shkak të kushteve ekonomike globale, çoi në rënie prej 8 përqind të të ardhurave nga iPhone.

Në Nëntor kompania kishte paralajmëruar se përdoruesit duhet të prisnin më gjatë për iPhone 14 Pro dhe Pro Max. Kjo erdhi si rezultat i problemeve që prekën Foxconn, fabrikën e prodhimit në Kinë që Apple përdor për montimin e iPhone.

Punonjësit u përplasën me policinë gjatë protestave që zgjatën disa javë.

Apple kishte parashikuar rënie të shitjeve të Mac dhe kështu ndodhi me afro 29 përqind. Kompania solli një version të ridizajnuar të MacBook Pro në Tetor të 2021 që u pritën mirë dhe sollën një performancë më të lartë shitjesh.

Të ardhurat nga iPad u rritën me 30 përqind nisur nga hyrja e një model iPad bazë me dizajnin e iPad Pro dhe iPad Air. Veshjet elektronike si Apple Watch apo AirPods ranë me 8 përqind.

CEO i kompanisë Tim Cook me krenari tha se aktualisht janë mbi 2 miliardë pajisje aktive Apple në mbarë botën. Të ardhurat nga shërbimet u rritën gjithashtu me 6 përqind.

Duke shikuar drejt 2023, pritet që Apple të prezantojë një pajisje të realitetit virtual quajtur Reality Pro. iPhone 15 mund të kalojë në USB-C dhe Apple mund të lejojë instalimin e aplikacioneve nga burime të jashtme duke filluar me iOS 17 këtë Vjeshtë.

/PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Halit Barani trondit opinionin me fotografitë e publikuara të masakrës në Mitrovicë – Kujdes pamje të rënda

Story i radhës

Alarm për sulm ajror në Kiev gjatë vizitës së udhëheqësve evropianë

Të fundit nga