Fillimisht duhet theksuar, madje jo vetëm një herë, faktin se, Qeveria aktuale ka qenë formuar në kundërshtim me provizione konkrete dhe me parime themelore të Kushtetutës së RK-së dhe, si e tillë ,Ab Initio ,ishte dhe mbetët juridikisht defektoze. Qeveria aktuale ka qenë formuar me numrin minimal të nevojshëm, por,dy vota nga ai numër, ishin invalidore, një nga se ,deputeti qe tani ndohet në burg ishte i shpallur fajtor dhe i dënuar mbi gjashtë muaj dhe si i tillë nuk e kishte cilësinë as mandatin e deputetit dhe dy, deputeti qe më parë botërisht ka pasë deklaruar se nuk do ta votonte këtë Qeveri, personalisht ,në amfiteatrin e Kuvendit ,ka pasë pohuar se, Presidenti i RK-së dhe ish Kryeministri i RK-së, i paskan pasë hyrë në shtëpi pas mesnate dhe ia paskan pasë kushtëzuar votimin e kundërt me bindjen e pikëpamjen e tij, pro formimit të saj – Qeverisë aktuale. Është e papjegueshme juridikisht, pse Gjykata Kushtetuese, këtë rast, as deri sot nuk e ka gjykuar sipas Kushtetutës. Mbase edhe në këtë situatë ajo gjykatë do të veprojë jo sipas Kushtetutës por konform me interesat polityike ditore.
Rrjedhimisht, Qeveria aktuale, me mbështetje minimale të nevojshme nga deputetët pozitarë, ka dështuar shpesh herë ,nder të tjera, duke mos treguar kapacitet funksional as pas gjashtë përsëritjeve të votimit të një aktut ligjor, për ta miratuar të njëjtin. Poashtu kjo Qeveri jo qe nuk ka kapacitet elementar për ushtrimin e funksionit primar të ekzekutivit – të propozimeve , miratimeve dhe implementimeve të akteve ligjore sistemore por aktivitetin e tillë nuk e ka të projektuar në planin e veprimit të vetë veçanërisht referuar novelimeve kushtetuese, akteve ligjore për pasurinë ilegale, për zgjedhjet e përgjithshme, për përgjegjësinë morale, politike e funksionale, për Qeverinë e jo pak të tjera.
Qeveria e tillë ,e cila, nder të tjera, dështon gjashtë herë për ta kaluar një akt ligjor, në rrethana normale e në shtete të së drejtës, do të jepte dorëheqje , do të shkakrkohej pa dilema as hezitime për dallim në vendin tonë, në të cilin, kuk sundon e drejta , sëpakut jo në sferat më të rëndësishme të pushteteve shtetërore.
Nga aspekti legal një akt ligjor qe në etapën e parë dështon të miratohet në Kuvend, nuk do të mund të përsëritej procedura votuese për të njëjtin pos pas kalimit të një afatit të arsyeshëm dhe modifikimeve të konsideruara në përmbajtjen e tij tërësisht në harmoni me vërejtjet e prezantuara në debatin e mëparshë,, nga se, ndër të tjera do të shkaktohej shkelja e nenit 70 të Kushtetutës sipas të cilit deputeti e deputetja në asnjë farë mënyre nuk lejohet të stimulohen me mjete as instrumente joligjore për të votuar në mënyrën qe i përshtattet ekzekutivit përkatësisht politikës ditore pushtetare.
Edhe ndërlidhja e postit të Presidentit me kombinatorika nderpartiake do të ishte në kundërshtim me provizionin kushtetues në fjalë.
Gjithsesi Qeveria aktuale , do të nevojitej të ristrukturohej e riformatizophej por konform me Ligjin për Qeverinë të miratuar paraprakisht ose të dorëheqej dhe të krijonte hapësirë demokratike për zgjedhje të përgjithshme të drejta e të ligjshme!