Probleme për Tottenham, ylli i skuadrës infektohet me koronavirus

Ylli i Tottenham,  Matt Doherty, ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Doherty ka qenë zgjedhja e parë e trajnerit Jose Mourinho që nga ardhja e tij në Londër duke startuar në gjashtë ndeshjet nga tetë të zhvilluara.

Mbrojtësi, 28-vjeçar, gjendet i grumbulluar me kombëtaren e Irlandës.

Përveç tij  pozitiv rezultoi edhe bashkëkombësi i tij, James McClean.

Që të dy gjenden të izoluar dhe do të mungojnë në ndeshjen e radhës në Dublin kundër Bullgarisë.

Deri tani kanë rezultuar pozitivë gjithsej katër lojtarë për kombëtaren e Irlandës.

Mbrojtësi i krahut të djathtë u transferua te skuadra angleze Tottenham nga Wolverhamptoni.

Ngjarja paraprake

Shtrenjtohen benzina dhe dizeli

Ngjarja e ardhëshme

Rrugët në Pollatë të Podujevës po bëhen me trotuare

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian