Probleme për Keylor Navas pasi që Pochettino e dëshiron Llorisin në PSG

Me arritjen e Mauricio Pochettinos në Paris Saint-Germain, kanë filluar thashethemet se ai do të fillojë bisedat për transferimin e portierit të Tottenhamit, Hugo Lloris në kryeqytetin francez

Keylor Navas ka startuar vazhdimisht për PSG prej që u transferua nga Real Madridi, por me Pochettinon që ka punuar me Lloris për shumë kohë në Tottenham, duket se do të ndikojë që kostarikani t’i paketojë valixhet dhe të largohet nga Parisi.

Sipas Eurosport, Pochettino dëshiron që ta bëj Llorisin transferin e tij të parë si trajner i PSG-së, e cila gjë me gjasë do të mund të ndodh pasi që portieri francez ka vetëm një vit kontratë me Spurs.

Nëse kjo ndodh, Keylor do të largohet nga PSG, edhe pse ka edhe dy vite në kontratën e tij, ose Pochettino do të mban të dy portierët në mënyrë që të këtë kualitet në mbrojtje.

Pas pesë viteve në Real Madrid, Keylor u transferua në Paris më 2019 dhe ishte ish trajneri Thomas Tuchel që startojë më të që nga dita e parë.

Edhe pse ka 34 vjet ai ende mbetet një aset top kualitet për çdo skuadër. 

Ngjarja paraprake

Pierre Cardin varroset me arkivolin që e dizajnoi vetë

Ngjarja e ardhëshme

Presidenti i Serie A propozon që personat e vaksinuar të lejohen në stadiume

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian