Probleme me shëndetin, Rama: Maskën e kam tmerr, sepse…

Mbrëmjen e sotme i ftuar në “Opinion” ishte kryeministri Edi Rama. Ai iu kërkoi qytetarëve të mbajnë maskën në çdo ambient, sepse nëse infektimet vazhdojnë të rriten rrezikojmë një mbyllje të dytë.

Rama u shpreh se ai vetë e ka tmerr maskën, pasi vuan nga astma dhe nëse nuk ka frymëmarrje të vazhdueshme normale, mund të ketë shqetësime. Megjithatë, ai shtoi se është e rëndësishme të mbahet për të shmangur infektimet.

“Unë personalisht maskën e kam tmerr, kam edhe problemin tim, që kam atë astmën e vjetër, që nëse nuk kam frymëmarrje të vazhdueshme normale, mund të kem shqetësime”, tha kryeministri.

Ngjarja paraprake

Anija me raketa shkakton incident ushtarak mes Kinës dhe SHBA

Ngjarja e ardhëshme

Numër i madh i gjobave të shqiptuara, Qalaj jep detaje për aksionin e Policisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian