“Privatizimi” i heronjve

Është një insert shumë domethënës tek filmi shqiptar “I teti në bronx”.Kur ish bashkëluftëtarët dhe populli e sjellin bustin e heroit dhe duan ta vendosin në qendër të fshatit të tij,prindërit e heroit(sidomos e ëma)insiston që bustin e të birit ta marrë në natën e parë në shtëpi.

Njëri nga ish shokët e luftës ia kthen nënës së heroit duke zënë me duar bustin:Ky ishte yt bir o nënë,por me rënien e tij u bë biri i të gjithëve.Atë nuk mund ta marri askush sepse është i të gjithëve!

Dje lexova një shkrim të mikut e shokut të studimeve Bajram Kabashit,i cili kishte reaguar në lidhje me një sulm që i ishte bërë atij nga familjarët e njërit nga heronjtë e rënë në luftën e fundit.

Siç kuptohej nga reagimi i mikut tim,ai kishte shkruar një shkrim afirmativ për heroin,por që siç dukej familjarëve të heroit,për një arsye apo një tjetër nuk u kishte pëlqyer.Dhe i ishin kërcënuar shkruesit,që t’a largonte(fshinte)atë shkrim,përndryshe do të kishte padoja.

Dhe sipas sqarimit të mikut tim,ai e kishte larguar(fshirë)shkrimin e tij,jo nga frika,por nga etika,pasiqë nuk kishte dashur të kishte fërkime me familjarët e heroit?!

Në luftën e fundit për liri,në Kosovë,kanë rënë shumë dëshmorë e heronj të të gjitha trojeve etnike.Dhe të tillët,dëshmorët dhe heronjtë bëjnë dritë në lirinë e atdheut tonë.

Të gjitha familjet që kanë dhënë dëshmorë e heronj për liri janë dhe duhen të jenë nga të gjithë ne të nderuara e të respektuara!

Veçse disa familjarë të dëshmorëve dhe heronjëve(si në rastin e mikut tim) nganjëherë gabimisht mendojnë se dëshmorët apo heronjtë e rënë për liri,u takojnë vetëm atyre!

Ne do të thonim se atyre u takojnë gjithësesi,si gjak i tyre familjarë,por ata me rënien e tyre i takojnë dhe janë të të gjithë kombit dhe atdheut!

Ata familjarë që mundohen që dëshmorët apo heronjtë e rënë për liri të vendit dhe duan që në njëfarë mënyre t’i “privatizojnë”,bëjnë gabim të rëndë,sepse siç u cek edhe më lartë ata kanë rënë për një lirinë e atdheut,dhe si të tillë janë të të gjithë popullit dhe atdheut!…

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Thirrjet e Ramës ndaj SPAK/ Berisha: Kërkon të heqë vëmendjen nga rritja e çmimeve

Story i radhës

Në stadiumin “Olimpiko” luhet për revansh, 170 shtete drejtojnë sytë

Të fundit nga