Pritet me protesta në Greqi Komisionerja evropiane Ylva Johansson

Komisionerja e BE për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, e shoqëruar nga Ministri Grek i Migracionit Notis Mitarakis,ndërsa kanë parë nga helikopteri kampin e ri të refugjatëve në ishullin e Hios, më pas kanë shkuar në Lesvos dhe Samos, për të vlerësuar përparimin e bërë nga autoritetet greke në ndërtimin me një fond prej 276 milion € nga BE, të mjediseve të reja, të përhershme që do të strehojnë emigrantët.

Por pas takimit me zyrtarë lokalë në ishullin Samos ajo ka dëgjuar edhe kritikat e vendasve si dhe te refugjateve.

“Ne e dimë se çfarë do të nënshkruash. Dhe duhet të kesh vërtet turp për veten tënde që vjen këtu dhe bën atë që po bën këtu në ishullin tonë. Ky është vendi ynë, jo i juaji, dhe ju duhet të keni shumë turp për atë që po bëni”, tha një banore vendase.

“Shumë mirë që erdhe këtu të flasësh me mua në mënyrë që edhe unë të kem mundësinë të shpjegoj. Duhet të ketë disa gabime. Ne,natyrisht, nuk kemi asnjë propozim për të ndryshuar ishullin tuaj”, tha komisionerja e BE-së Ylva Johansson.

Sipas ministrit grek po punohet qe te rikthehet ne kushte normale jeta e banoreve te ishujve te Egjeut dhe kjo gjendje është pasoje e mungesës së politikave migratore nga ana e BE ne 6 vitet e fundit.

“Unë e kuptoj që ka ende çështje në pritje për t’u diskutuar në lidhje me paktin e ri mbi Emigracionin dhe Azilin, por mendoj se duhet t’u sqarojmë njerëzve vendas se vështirësitë që kemi hasur në vitet e fundit nuk janë për shkak të paktit, por për shkak të mungesës së tij”, tha ministri grek i emigracionit Notis Mitarakis.

Në Samo , Lesbos dhe Chios banorët kanë protestuar duke kërkuar të ndalojë ndërtimi I qendrave të reja të pritjes së emigrantëve. Komisionerja evropiane është shprehur se më kryesorja në këtë periudhë është ndalimi I fluksit të emigrantëve të paligjshëm nga brigjet turke dhe ky është edhe qëllimi kryesor i vizitës në Turqi të presidentit të Këshillit European Charles Mishel dhe të presidentes së KE Ursula fon der Leyen.

Ngjarja paraprake

Enca paralajmëron një projekt të madh muzikor

Ngjarja e ardhëshme

Pas vendimit të Kolegjit, KQZ nuk humb kohë! Miraton përmbajtjen e fletës së votimit në 12 qarqe

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian