Prishtinë: Qytetarët presin të testohen, pa respektuar as masat elementare antiCOVID

Situata me virusin COVID-19 po vazhdon të jetë mjaftë e rënduar.

Derisa vendi është i mbyllur, rastet vazhdimisht janë në numër mjaftë të lartë duke mos harruar edhe numrin e vdekjeve që thuajse çdo ditë është mbi 10 pacientë.

Por pavarësisht gjithë rrezikut nga virusi SARS CoV-2, disa qytetarë po vazhdojnë të rrezikojnë veten dhe të tjerët duke mos respektuar masat kyçe anti-COVID as aty ku bëhen testet për këtë virus.

Në disa fotografi të publikuara sot nga Qendra e Mjekësisë Familjare në lagjen Kalabria në Prishtinë shihet qartë mos-respektimi i këtyre masave.

Në këtë vend bëhen testet antiCOVID, por siç duket rreziku për përhapje të tij është mjaftë i madh duke mos pasur distancë mes njëri-tjetrit.

Image
Ngjarja paraprake

Procesorët e rinj Ryzen 5000G premtojnë eksperiencë gaming pa një kartë grafike të dedikuar

Ngjarja e ardhëshme

Objektivi i PSG-së

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian