prishtina zhgenjen ne hapje te edicionit te ri suhareka kthehet me nje pike te madhe 66b910a72664e

Prishtina zhgënjen në hapje të edicionit të ri, Suhareka kthehet me një pikë të madhe

August 11, 2024
1 minut lexim

Prishtina zhgënjeu në hapje të edicionit të ri, duke luajtur baras (0:0) me Suharekën.

Atmosferë e bukur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, pothuajse pjesa perëndimore ishte e mbushur me shikues. 

Mbi 5 mijë shikues panë një lojë të mirë dhe disa raste të mira shënimi.

Debutuesi Suhareka ka treguar lojë të mirë, duke u kthyer me një pikë të madhe në hapje të Kampionatit të Kosovës.

Duhet theksuar se në minutën e 63-të, portieri i Suharekës, Ozdogan, ka shpëtuar fol të sigurtë.

Në minutën e 76-të, Krasniqi i Prishtinës, nga një pozitë e pastër dhe nga afërsia dështoi, duke gjuajtur me kokë mbi portë. 
Prishtina pati disa raste por pa finalizim.

Në javën e dytë, Prishtina do të ndeshet me Dritën në kryeqytet dhe Suhareka e pret Dukagjinin.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

biden thote se armepushimi ne gaza eshte i mundur para fundit te mandatit te tij 66b90c33ecd3d
Story i mëparshëm

Biden thotë se armëpushimi në Gaza është ‘i mundur’ para fundit të mandatit të tij

nga toka spo shuhet zjarri ne prevalle neser nis intervenimi nga ajri 66b9120f02145
Story i radhës

Nga toka s’po shuhet zjarri në Prevallë, nesër nis intervenimi nga ajri

Të fundit nga

Horoskopi i datës 17 maj 2025

Dashi Ambicia do jete me tepricë gjatë kësaj dite. Do rishikoni edhe disa projekte që keni bërë më parë dhe do ndreqni gjithçka. Nëse keni një lidhje do keni një ditë të
ShkoLartë