Prishtina sfidohet në Vushtrri, Besa pret fitoren e radhës

Garat e hendbollit vazhdojnë menjëherë të martën, të mërkurën e të enjten, kur zhvillohen ndeshje të shumta.

Në Superligën e Kosovës në konkurrencë të meshkujve luhen tri ndeshje të xhiros së pestë. Për shkak të grumbullimit të Kombëtares më 29 tetor, skuadrat që kanë lojtarë në kombëtare i luajnë ndeshjet këtë mesjavë. Të martën janë takimet Vushtrria – Prishtina (20:00) e Besa Famgas – Prizreni (17:00). Ndërkohë të mërkurën nga ora 19:00 takohen Zhegra e Kastrioti. Në mesjavë luhen edhe ndeshje të raundit preliminar të Kupës së Kosovës.

Të mërkurën është ndeshja Trepça – Samadrexha, që fillon në ora 18:00. Vushtrria e KEK-u luajnë të enjten nga ora 20:00, kurse të enjten prej orës 19:00 takohen Drenica e Dukagjini. Ndeshja Zhegra – Drita luhet më 4 apo 5 nëntor.

Të enjten është edhe ndeshja e mbetur e javës së parë të Superligës së hendbollisteve në mes të Dritës dhe Istogut, që fillon në ora 17:30. Te femrat të mërkurën janë tri ndeshje të raundit preliminar të Kupës: Jusuf Gërvalla – Deçani (13:00), CLICK – Prizreni (13:00), Kastrioti – Ulpiana (17:00). Të enjten është edhe ndeshja e javës së dytë të Ligës së Parë të meshkujve në mes të Rahovecit dhe Istogut (19:30).

Ngjarja paraprake

Mickoski: Për shkak të ajrit të ndotur dhe pandemisë, të sëmurit kronikë duhet të lirohen nga puna

Ngjarja e ardhëshme

Eva Murati zbulon “lidhjen” me aktorin e njohur turk: Është…

të fundit nga