Prishtina ngritët në vend të dytë, Arbëria në krizë! Arbnor Morina ndëshkohet me karton të kuq

Prishtina po afrohet me vendin e parë pas fitores së sotme me rezultat 2:0 ndaj Arbërisë nga Dobraja e Madhe, në takimin që u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Arbëria po thellohet gjithnjë e më shumë në krizë të rezultateve, ndërsa kryetrajneri i kësaj skuadre, Arbnor Morina, u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari Gramoz Shala. 

Arsyeja e përjashtimit të Morinës, për shkak si ka protestuar te gjyqtari!

Në minutën e 5-të, Gauthier Mankenda shënoi me kokë pas asistimit të Leonit Abazit. Në minutën e 11-të, Besnik Krasniqi u tregua i saktë nga penalltia dhe thellon fitoren në 2:0.

Prishtina ngritët në vend të dytë me 60 pikë pas 29 jave në elitën e  futbollit të Kosovës, por ka një ndeshje më shumë se lideri Drita që ka 61 dhe lë pas Ballkanin me 58 sosh, ndërsa Arbëria është në pozitën e nëntë me 27 pikë.

Ngjarja paraprake

​COVID-19, 737 pacientë po trajtohen në ShSKUK

Ngjarja e ardhëshme

Skënderbeu synon maksimumin edhe në kampionat!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian