Prishtina ndërpret bashkëpunimin me 4 lojtarë

Afati kalimtar te Prishtina. Rekordmenët e futbollit dardan, që këtë sezon do të drejtohen në stol nga i mirënjohuri Ismet Munishi, kanë ndërprerë bashkëpunimet me 3 lojtarë.

Me anë të postimeve në faqen zyrtare të klubit, bardhekaltrit kanë njoftuar largimet e Aleksandar Ristevski, Josip Tomasevic, Sadam Sulley dhe Agim Zekën. I pari luan si qendërmbrojtës dhe u transferua te Prishtina në shkurtin e këtij viti.

30-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, i cili provoi një aventurë të shkurtër edhe te Vllaznia në fazën e parë të sezonit 2019/2020, nuk ia doli të lërë shenjën e tij tek ekipi kryeqytetas.

Me Prishtinën e ka mbyllur edhe Tomasevic, 28-vjeçari kroat që luan si qendërmbrojtës, mbrojtës i djathtë dhe shkatërrues. Edhe ky kaloi nën urdhrat e ekipit dardan në shkurt, por zhvilloi vetëm 12 ndeshje me Prishtinën.

Bashkëpunimi është ndërprerë edhe me Sulley, sulmuesin nga Gana, i cili zbarkoi në Prishtinë në janarin e këtij viti. 16 takime në total luajti 25-vjeçari afrikan, duke shënuar shtatë gola në total për Prishtinën.

Edhe Agim Zeka duhet të vijojë karrierën diku tjetër. Ish-lojtari i Shqipërisë U21, erdhi në merkaton e janarit nga Drita. Sulmuesi i djathtë regjistroi 13 ndeshje me Prishtinën, duke gjetur rrugën e rrjetës në një rast të vetëm.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Siria njohu pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut

Story i radhës

Nisma e Presidentit Biden për infrastrukturën globale

Të fundit nga