Prishtina e përmbyll misionin e përgatitjeve në Turqi, Ibrakoviq rrëfen gjithçka

min lexim

FC Prishtina e ka përfunduar të martën fazën përgatitore në Antalia të Turqisë.

Prishtina në tokën turke ka qëndruar që nga data 18 janar.

Kampionët në fuqi të Kosovës i kanë bërë përgatitjet e duhura teksa kanë stërvitur në kushte shumë të mira nga dy herë në ditë në fushat e hotelit “Titanic” ku ka qenë e akomoduar skuadra.

Prishtina në këtë dimër është përforëcuar me këta futbollistë: Bujar Pllana, Agim Zeka, Sadam Sulley, Drilon Cenaj, Adonis Aliu, Gentrit Begolli dhe Josip Tomasheviq.

Ekspedita e Prishtinës niset për Kosovë në orët e para të mëngjesit të 2 shkurtit, derisa në Prishtinë pritet të arrijë rreth orës 8:00 të mëngjesit (2 shkurt).

Prishtinasit deri më tash i kanë zhvilluar pesë ndeshje kontrolluese në tokën turke, ndaj Chernomoresti Odesa, Atyrau, Gornik Alanya Vladikavkaz dhe Kapfenberg.

Prishtina humbi nga Chernomoresti 4:0, barazoi me Atyraun 2:2, pësoi 2:1 nga Gornik dhe fitoi 2:0 ndaj Alanyas dhe ndaj Kapfenbergut me shifrat 4:2.

Trajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakoviq e ka komentuar fazën përgatitore, ndeshjet miqësore dhe transferet dhe ndeshjen e parë për 1/8 e finales së Kupë së Kosovës ndaj Drenicës, përmes një interviste të dhënë për faqen zyrtare të klubit.

“Sa i përket kushteve dihet se në Antalia janë shumë të mira për punë. Kemi punuar shumë mirë, i kemi pas të gjitha kushtet, të gjitha rrethanat të stërvitemi sa më mirë dhe po më vjen shumë mirë që ka shkuar gjithçka mirë deri më tani.

Ndeshjet përgatitore janë si stërvitjet, ushtrimet. Kemi mundur të kemi defekte negative, por edhe shumë pozitive. Por çfarë na ka munguar është ana defanzive, e në veçanti kemi çaluar në mbrojtje. Për momentin mund të jemi të kënaqur edhe jo të kënaqur, sepse këto janë ndeshje miqësore.

Ne e kemi sjell një strategji tjetër, jemi munduar të sjellim futbollistë në moshë të re, ndërsa i kemi larguar ata në moshë. Futbollistët që i kemi transferuar ndoshta nuk kanë mundur t’i përballojnë edhe krejt stërvitjet. Fatkeqësisht disa edhe na janë lënduar si Cenaj dhe Sulley, të cilët nuk ka mundur të adaptohet ende. Janë futbollistë me kualitete.

Mbrëmë e kemi marrë një futbollist që luan në pozitën e qendërmbrojtësit (Josip Tomaseviq), presim edhe një mbrojtës tjetër, pasi futbollistët e lirë (pa klub) mund t’i transferojmë. Sigurisht kur të kthehet edhe Leonit Abazi do të përforcohemi shumë. Për momentin është kjo që kemi. Dua ta falënderoj shtabin teknik që kanë dhënë maksimumin e tyre, atmosfera në ekip më gëzon që ka qenë e mirë, pasi e dimë që faza përgatitore është e rënduar. Të gjithë ata që kanë udhëtuar me ne ka qenë e rëndësishme të sjellin atmosferë të mirë, e kemi pas atmosferën e mirë. Ishim në një situatë shumë të vështirë, por tani kemi një atmosferë të mirë në Prishtinë.

Kemi pasur disa probleme, është fakt që e kemi pasur problemin në fazën e mbrojtjes, gjithsesi ne do të udhëtojmë për fitore”, tha Ibrakoviq.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ky është banori që u largua sonte nga Big Brother VIP

Story i radhës

Meta tregon mesazhet që i dërgonin: Doja të angazhohesha si ambasador në Danimarkë apo Suedi, por …

Të fundit nga