Prishtina dhe Bashkimi duan trofeun e çmuar të Kupës

Prishtina dhe Bashkimi do të përballen në finalen e Kupës në konkurrencën e femrave, sfidë që zhvillohet të dielën nga ora 14:00 në Suharekë, aty ku po zhvillohen të gjitha ndeshjet e garave të Kupës.

Vashat prishtinase kanë fituar 11 herë këtë trofe, kurse ato prizrenase pesë herë, dhe duan të shtojnë edhe një trofe në sirtar.

Këto dy skuadra ishin ballafaquar edhe në finale të vitit të kaluar, ku kishte fituar Bashkimi. Takimet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë interesante, ku kujtojmë përballjen e këtij edicioni kur shkuan në katër vazhdime.

Trajneri i Prishtinës, Fidan Shatri ka thënë se kjo finale është shumë e rëndësishme për skuadrën prishtinase. “Jemi munduar që të përgatitemi sa më mirë për këtë finale shumë të rëndësishme. Me tri ardhjet e reja në ekip, jemi kompletuar në pozita, ku kemi pasur nevojë.

Bashkimi ka një ekip të mirë dhe besoj që do të jetë një finale e fortë. Sigurisht se ky trofe ka shumë rëndësi për ne, andaj do të japim maksimumin për të triumfuar. Kam besim të plotë në lojtaret tona”, është shprehur Shatri për faqen zyrtare të FBK-së.

Ndërkohë, trajneri i Bashkimit, Andreas Rumani, ka thënë se finalet i fiton skuadra që i dëshiron më shumë. “Jemi përgatitur gjatë gjithë javës për këtë ndeshje. Është një takim me dy skuadrat më të mira të Kosovës. Prishtina është një ekip shumë i mirë me përforcime dhe me lojtare vendore me përvoje. Gjithashtu edhe ne kemi lojtare me përvojë dhe me talente.

Vajzat kanë punuar shumë për këtë duel të fortë. Bashkimi është skuadër që në çdo ndeshje kërkon fitoren dhe suksese. Të duelën është një finale. Finalet i fiton ajo skuadër që e do më shumë trofeun. Skuadra ime e dëshiron shumë. Dhe besoj se do të jemi fitues të Kupës”, deklaroi Rumani për faqen zyrtare të FBK-së.

Ngjarja paraprake

Veliaj shpërndan kartat e PS në Njësinë 2: Ata të PDIU shesin idealin për një vend në PD

Ngjarja e ardhëshme

Qeveria: E diela do të jetë ditë jo pune

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian