Prinë komuna e Prishtinës me numrin më të madh të infektuarve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në bilancin që ka bërë për 24 orët e fundit, sa i përket menaxhimit të pandemisë, ka bërë të ditur se sa i përket rasteve prinë komuna e Prishtinës.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1057 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 234 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (90, 59 vjeç), Malishevë 1 rast (55 vjeç), Prishtinë 1 rast (89 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 51.965 raste nga 187.088 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.344 raste të vdekjes.

IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.

Ngjarja paraprake

Fifi marton motrën e saj, por urimi epik i këngëtares tërheq vëmendjen e të gjithëve

Ngjarja e ardhëshme

35 të vdekur dhe 41 raste aktive me COVID-19 në Malishevë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian