prinderit e nje shkolle ne prishtine shtyjne nxenesit te bojkotojne mesimin kerkojne largimin e nxeneses autike 67b5223ae9c6c

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

February 19, 2025
1 minut lexim

Një nxënëse me autizëm në klasën e tretë në Shkollën fillore “Pavarësia” në kryeqytet, ka muaj që shpeshherë klasën po e gjen thuajse bosh.

Kjo ngase prindërit e bashkëmoshatarëve të saj, sipas burimeve të Dukagjinit, kanë bojkotuar mësimin në vazhdimësi duke kërkuar që ky fëmijë me autizëm të largohet nga klasa.

Për këtë, Këshilli i Prindërve ka mbajtur një takim sot pasdite, por pretendimet i ka mohuar kryetari i tyre.

“Së pari, nuk ka qenë kërkesë për largim. Ne patëm takim me prindërit e asaj klase, deklaruan se nuk kanë kërkesë për largimin e fëmijës. Ankesa kanë pasur për disa shqetësime, i orientuam tek shkolla.  Jo, s’është e vërtetë se ka pasur bojkotim, shqetësimet e prindërve do të shkojnë në Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe Këshillin Drejtues”, ka thënë Bujar Pervetica, kryetar i Këshillit të Prindërve.

I njëzëri mbi shqetësimet ka qenë edhe drejtori i shkollës.

“Shkolla “Pavarësia” në vizionin e saj ka parimin e gjithëpërfshirjes, që nënkupton se në këtë institucion trajtohen me respekt të thellë të gjithë nxënësit. Kurrsesi nuk vjen në shprehje që shkolla të largojë nxënës të tillë. Komentet tjera nuk do të doja t’i diskutoja”, ka thënë Halil Brahaj, drejtori i SHFMU “Pavarësia”.

Televizioni ka kontaktuar edhe me nënën e nxënëses por ajo nuk ka dashur të deklarohet deri në marrjen e një vendimi por ka konfirmuar për Dukagjinin se ka kohë që prindërit e fëmijëve të tjerë në klasë kanë shprehur hapur pakënaqësitë e tyre.

Autizmi nuk është as sëmundje por çrregullim zhvillimor ndërkaq me ligj në Kosovë, por edhe me Konventën Ndërkombëtare arsimimi është i garantuar për të gjithë fëmijët pa dallim.

Një rast i tillë kishte ndodhur vite më parë në Maqedoninë Veriore kur prindërit bojkotuan mësimin për të kërkuar që një fëmijë me sindromën Down të përjashtohet nga klasa e që u bë lajm ndërkombëtar.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kush jane 4 kandidatet qe duan te jene kancelari i ardhshem i gjermanise 67b52188adf93
Story i mëparshëm

Kush janë 4 kandidatët që duan të jenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë?

vajzat e shtepise ne nominim krisa perfundon rrugetimin ne big brother vip 67b5236931494
Story i radhës

Vajzat e shtëpisë në nominim, Krisa përfundon rrugëtimin në “Big Brother VIP”

Të fundit nga

ShkoLartë