Prindërit apo miqtë? Kush ndikon më shumë tek adoleshentët

November 6, 2023
1 minut lexim

Sipas një studimi nga Universiteti Atlantik i Floridës në SHBA ka hedhur dritë mbi një nga pyetjet më të zakonshme të prindërve.

Nga kush varet vetëvlerësimi i një adoleshenti? Më shumë nga familja apo nga miqtë me të cilët shoqërohet?

Përgjigja nuk është e qartë, kanë zbuluar shkencëtarët, sepse të dy faktorët kontribuojnë në formimin e një adoleshenti dhe duke i dhënë atij vetëbesimin që do ta ndihmojë atë të menaxhojë jetën që e pret. Nëna mbi të gjitha.

Studiuesit arritën në këtë përfundim pasi shqyrtuan rezultatet e katër studimeve që përfshinin 2000 paraadoleshentë djem midis moshës 10 dhe 14 vjeç në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët iu përgjigjën këtyre dy pyetjeve: Marrëdhëniet e ngushta me miqtë dhe prindërit a e rrisin vetëvlerësimin e adoleshentëve? A mund t’ju ndihmojnë miqtë të kapërceni marrëdhëniet e dobëta me prindërit tuaj?

Përgjigja për pyetjen e parë ishte jashtëzakonisht pozitive, dhe veçanërisht nënat u gjetën të ishin më të rëndësishme.

Por përgjigja për pyetjen e dytë ishte “jo”: miqtë zakonisht nuk mund të kompensojnë të metat e prindërve.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Deklaratat e Dodik vlerësohen kërcënim për paqen në rajon

Story i radhës

Ancelotti: Nuk është ende momenti për Guler

Të fundit nga

Vullneti-Gjestit: Foli pak Xhenetës

Banori i shout më të madh në vend, Vullneti i ka kërkuar diçka Gjestit. Me seriozitet të madh, Vullneti i thotë Gjestit që t’i flas Xhenetës lidhur me sjelljet e saj. Ajo
ShkoLartë