Princi William në zi, humb mikun e ngushtë

Princi William njoftoi humbjen e një miku të ngushtë përmes Twitter të premten mbrëma, më 9 dhjetor.

Piloti Mark Jenkis dhe djali i tij Peter po fluturonin mbi Parkun Kombëtar Tsavo në Kenia kur avioni i tyre u rrëzua.

“Dje humba një mik i cili i kushtoi jetën e tij mbrojtjes së kafshëve të egra në disa nga parqet kombëtare më të famshme të Afrikës Lindore. Mark Jenkis dhe djali i tij Peter, u vranë tragjikisht teksa po fluturonin mbi Parkun Kombëtar Tsavo në patrullë ajrore”, shkroi Princi William.

“Mendimet e mia janë me gruan, familjen dhe kolegët e Markut, të cilët fatkeqësisht kanë humbur një njeri që të gjithë e donim dhe e admiruam”, shtoi ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Pas shtyrjes së zgjedhjeve në veri, sot mblidhet KQZ-ja

Story i radhës

Moti i keq godet Shqipërinë, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat ditën e sotme

Të fundit nga