Pretendonin se po përgatiste sulme terroriste, shërbimi sekret serb arreston një shqiptar në Bujanoc

Shërbimet Sekrete serbe përgjatë një operacioni në Bujanoc kanë arrestuar një shtetas shqiptar pasi thuhet se ishte duke përgatitur një sulm terrorist.

“Pjesëtarët e Agjencisë për Siguri dhe Informim, BIA dhe SBPOK të MPB-së, me urdhër të Prokurorisë për Krim të Organizuar, në një aksion të koordinuar kanë arrestuar në Bujanoc, A.B., i nacionalitetit shqiptar, pasi dyshohet se ka kryer veprën e terrorizmit.”

Tek i dyshuari janë gjetur një sasi e madhe armësh, dhjetë pushkë, një snajper me silenciator, një akrep me silenciator, një kilogram eksploziv, si dhe një sasi e madhe municioni. Dyshohet se armët janë marrë përmes rrugëve të paligjshme dhe se qëllimi i të dyshuarit ka qenë transportimi i armëve në zonën e Kosovës.
I dyshuari A.B. i është caktuar masa e paraburgimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në prokurorinë kompetente., thuhet në njoftimin e BIA-s.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Një lokal në zonën e Brrylit në Tiranë është përfshirë nga flakët

Story i radhës

Pse duhet të mbani gjithmonë gjete dafine në portofol

Të fundit nga