Pretendime për ngacmim seksual ndaj Guvernatorit të New York-ut, Andrew Cuomo

Guvernatori i shtetit amerikan të New York-ut, Andrew Cuomo, është akuzuar për ngacmim seksual nga ish-këshilltarja i tij, Lindsey Boylan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një artikull të botuar në faqen e internetit “Medium”, Boylan pretendoi se guvernatori Cuomo ka shfaqur sjellje të papërshtatshme ndaj saj në zyrën e tij në vitin 2018.

Ndërkaq, në një deklaratë në përgjigje ndaj akuzave, këshilltarja për shtyp e guvernatorit, Caitlin Girouard, i quajti “tërësisht të gabuara” pretendimet ndaj Cuomo-s.

Boylan, aktualisht kandidate për kryetare bashkie në Manhattan, për herë të parë ngriti pretendimet ndaj Cuomo-s për ngacmime seksuale në llogarinë e saj në Twitter në dhjetor të vitit 2020.



. .

Ngjarja paraprake

Haradinaj dënon sulmin ndaj Duriqit

Ngjarja e ardhëshme

Kelly Brook sërish merr vëmendje

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian