Presioni në fushën e kundërshtarit

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, është shprehur i kënaqur me ndeshjen ndaj Celta Vigos.

Real Madrid ka triumfuar me rezultatin 2 – 0 ndaj Celta Vigo, për tu ngjitur në vendin e parë të La Ligas.

Pas ndeshjes edhe trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, u shpreh i kënaqur me ndeshjen ku theksoi se ‘Los Blancos’ kontrolluan ndeshjen nga fillimi deri në fund.

‘’Kontrolluam ndeshjen nga minuta e parë deri në fund, janë tre pikë të rëndësishme’’, tha ai.

‘’Presioni në fushën e kundërshtarit dhe rikuperimi i topit është identiteti jonë, kështu jemi ne’’, shtoi ai.

Tekniku francez foli edhe për Marco Asensio dhe u shpreh i kënaqur me formën e tij.

‘’Jam i lumtur me Asensio, pasi ai pati një lëndim të madh, tani ai është mirë dhe po përmirësohet çdo herë e më shumë’’, përfundoi Zinedine Zidane.

Ngjarja paraprake

Komuna e Prishtinës shtyn afatin për dorëzim të dokumenteve për bizneset përfituese të granteve

Ngjarja e ardhëshme

Babë, djalë e nip u plagosën në Pejë, Policia tregon gjendjen

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian