Presidentja Vjosa Osmani: Me dhimbje të thellë pranova lajmin për ikjen e hershme të legjendës së boksit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpehur ngushëllime për familjen, Klubin e Boksit “Prishtina” dhe komunitetin sportiv me rastin e ndarjes nga jeta të legjendës së boksit kosovar, z.Xhevdet Peci.

“Me dhimbje të thellë pranova lajmin për ikjen e hershme të legjendës së boksit kosovar, z.Xhevdet Peci.

Ai na përfaqësoi denjësisht në këtë sport dhe na bëri krenar në kohëra të vështira.

Pas vetes la një histori të bujshme në sportin e boksit duke qenë disa herë radhazi kampion, ndaj do të mbetet model për brezin e tashëm dhe të ardhshëm në këtë disiplinë sportive. Do të jetojmë përjetësisht me kujtimin e dorëzës së hekurt të Xhevdet Pecit.

Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit sportiv!”, thuhet në mesazhin ngushëllues të Presidentes Osmani.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Një natë pa gjumë nxit humbjen e kujtesës

Story i radhës

MMJPH: Laboratori Qendror për mjedisin jetësor ka zgjeruar akreditimin e tij me 5 metoda të reja

Të fundit nga