presidentja ngushellon familjen per ndarjen nga jeta te gazetarit faton osmani 67ac7456d81b5

Presidentja ngushëllon familjen për ndarjen nga jeta të gazetarit, Faton Osmani

February 12, 2025
1 minut lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjen e gazetarit, Faton Osmani, i cili vdiq dje.

E para e shtetit thotë se kontributi i profesional për media vendore dhe ndërkombëtare dhe përkushtimi për informimin e saktë e të pavarur do të mbeten trashëgimi e përhershme.

“Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe themeluesit të agjencisë së lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani. Kontributi i tij profesional për media vendore dhe ndërkombëtare dhe përkushtimi për informimin e saktë e të pavarur do të mbeten trashëgimi e përhershme. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe komunitetit të gazetarëve! Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Faton Osmanin”, ka thënë presidentja.

Themeluesi i “Ekonomia Online” do të varroset sot në orën 12:00 në Prishtinë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

egjipti do te paraqese nje plan gjitheperfshires per rindertimin e gazes 67ac73a3eddbb
Story i mëparshëm

Egjipti do të paraqesë një plan gjithëpërfshirës për rindërtimin e Gazës

sean paul po vjen ne ballkan ja data dhe lokacioni 67ac758622fa6
Story i radhës

Sean Paul po vjen në Ballkan, ja data dhe lokacioni

Të fundit nga

ShkoLartë