presidentja meksikane sheinbaum per ne dhe te gjithe boten ai mbetet gjiri i meksikes 6790376a953b3

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

January 22, 2025
1 minut lexim

Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum ka reaguar ndaj një prej vendimeve të para ekzekutive të Donald Trumpit, i cili ndryshoi emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës.

Në një konferencë për shtyp në Meksikë, Sheinbaum iu referua kryesisht vendimeve të presidentit amerikan për migracionin ndërsa tha se dekretet për zonën kufitare jugore dhe protokollet për mbrojtjen e emigrantëve nuk ndryshojnë nga urdhrat që ai dha gjatë mandatit të tij të parë.

“Ne do të veprojmë gjithmonë për të mbrojtur pavarësinë tonë, për të mbrojtur bashkëqytetarët tanë që jetojnë në SHBA. Ne veprojmë në kuadrin e kushtetutës dhe ligjeve tona. Ne veprojmë gjithmonë me kokë të ftohtë”, tha presidenti i Meksikës.

Pas kësaj, ajo iu referua çështjes së ndryshimit të emrit të Gjirit të Meksikës, shkruan reuters.

“Për ne dhe gjithë botën, mbetet Gjiri i Meksikës”, tha Sheinbaum.

Ndryshe, në vendimin ekzekutiv në lidhje me Gjirin e Meksikës, Trump deklaroi se ai ishte një arterie kyçe për tregtinë amerikane. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

land rover defender do te kete ev ne gjeneraten e ardhshme 679034d57acfe
Story i mëparshëm

Land Rover Defender do të ketë EV në gjeneratën e ardhshme

sarajeva e para prishtina qyteti 15 te me ajrin me te ndotur ne bote 6790381d3a484
Story i radhës

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Të fundit nga

ShkoLartë