Presidentja e Komisionit Evropian braktis samitin për t’u vetizoluar

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u largua nga samiti i liderëve të BE-së pasi një nga anëtarët e ekipit të saj rezultoi pozitiv në koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

“Sapo jam informuar se një anëtar i zyrës sime frontale ka rezultuar pozitiv në COVID-19 këtë mëngjes. Unë vetë kam rezultuar negative”, tha Ursula von der Leyen në Twitter.

“Megjithatë, si një masë paraprake, unë po largohem menjëherë nga Këshilli Evropian për të shkuar në vetizolim”, shtoi ajo.

Udhëheqësit e BE-së janë mbledhur në Bruksel sot në një samit dyditor për të diskutuar marrëveshjen tregtare pas Brexit-it, pandeminë e koronavirusit dhe ndryshimet klimatike.

Udhëheqësit e 27 vendeve anëtare do të diskutojnë gjithashtu mënyrat për të trajtuar ndryshimet klimatike, sanksionet ndaj Rusisë dhe marrëdhëniet e ardhshme me Afrikën.



. .

Ngjarja paraprake

Keqpërdori detyrën zyrtare, përjashtohet nga puna një punëtor i postës

Ngjarja e ardhëshme

Italia do të jetë shtëpia e superkompjuterit më fuqishëm në botë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian