Presidentja e Greqisë, Katerina Sakelaropoulou, shpërndau sot Parlamentin dhe caktoi zgjedhjet e reja parlamentare për 25 qershor.
Dekreti presidencial, i cili u nënshkrua nga kryeministri i përkohshëm Ioannis Sarmas dhe anëtarët e qeverisë kalimtare, u dha tetë ditë pas zgjedhjeve në të cilat asnjë parti nuk fitoi shumicën absolute, shkruan Kattimerini.
Partia Demokracia e Re e Kyriakos Mitsotakis fitoi zgjedhjet me 40.8 për qind të votave, por nuk arriti të sigurojë një shumicë të plotë për të formuar një qeveri më vete.
Në vend të dytë sipas numrit të votave të fituara është partia e majtë Syriza, e cila ka marrë 20,1 për qind të votave, ndërsa socialistët PASOK-Kinala, e kryesuar nga Nikos Androulakis, zënë vendin e tretë me 11,46 për qind të votave.
Tri partitë më të fuqishme të vendit kundërshtuan mandatin e ofruar për të formuar një qeveri, duke kërkuar për një votim të dytë më 25 qershor, pas së cilës u emërua një qeveri kalimtare.