Presidentja e Gjeorgjisë pret në një takim Pompeon

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabichvili, priti në një takim sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pomepo, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pompeo i cili mbërriti dje në mbrëmje në kryeqytetin Tbilisi të Gjeorgjisë, zhvilloi takimin e tij të parë këtë mëngjes me presidenten gjeorgjiane, Zourabichvili.

Takimi Zourabichvili-Pompeo zgjati rreth 45 minuta me dyer të mbyllura.

Pompeo dhe delegacioni bashkë me të pas takimit me Zourabichvilin kaloi në ndërtesën e qeverisë për t’u takuar me kryeministrin e Gjerorgjisë, Giorgi Gakharia.

Në kuadër të vizitës, Pompeo do të takohet me Patrikun e Kishës Ortodokse të Gjeorgjisë, Ilia 2-të dhe së fundmi me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Opozita dëshiron t’i përcjellë Pompeos kërkesat për zgjedhje të parakohshme

Partitë dhe mbështetësit e opozitës që nuk pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën më 31 tetor dhe të cilët i bëjnë thirrje qeverisë për zgjedhje të parakohshme kanë zbritur në rrugë për të bërë që zëri i tyre të dëgjohet tek Pompeo.

Sekretari Pompeo mbërriti mbrëmë në Tblisi nga Turqia, në kuadër të programit të vizitave që filluan në Francë dhe në të cilën përfshihen 7 vende.



. .

Ngjarja paraprake

Situata e COVID/ Ambasada gjermane jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët, mbyll zyrën e vizave dhe të pasaportave

Ngjarja e ardhëshme

Ja si e kap për gjokse bukuroshen, çmenduri e sportistit të njohur

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian