Presidenti Zelenksy bisedon me Boris Johnson

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se ka folur në telefon me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson për të diskutuar një sërë temash, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Në postimin e tij në Twitter, Zelensky thotë se të dy udhëheqësit diskutuan për forcimin e mbështetjes së mbrojtjes për Ukrainën, intensifikimin e punës për garancitë e sigurisë dhe furnizimin me karburant në Ukrainë.

“Ne duhet të punojmë së bashku për të parandaluar një krizë ushqimore dhe për të zhbllokuar portet e Ukrainës,” thotë ai.

Biseda e tyre vjen pasi Ukraina përballet me humbje në lindje, ndërsa Rusia kërkon të sigurojë një territor të mëtejshëm në rajonin e Donbasit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Odriozola pritet të rikthehet te Real Madridi

Story i radhës

Kovaçevski: Miratojmë zgjidhje ligjore, me të cilën qytetarët do të mund të instalojnë centrale fotovoltaike në çati

Të fundit nga