Presidenti rus, Vlladimir Putin manipulon me bombardimin e NATO-s mbi Serbinë, ultimatumi i kancelarit gjerman, Olaf Scholz, drejtuar Rusisë në zëmër të Moskës!?

Me vëmendje e përcolla konferencën e përbashkët për media të presidentit të rus, Vlladimir Putin dhe kancelarit gjerman, z. Olaf Sholz, e mbajtur para pak orësh në Moskë, e cila sipas bindjes time të thellë, ishte ndër ballafaqimet dhe takimet më të vështira midis Perëndimit dhe Lindjes, historikisht kundërshtare dhe armike, përkatësisht midis NATO-s dhe Rusisë, që nga mbarimi i LDB-re e deri më sot.

Është kështu për faktin, sepse rrethanat politiko-gjeostrategjike në botë midis dy super fuqive, Rusisë dhe Amerikës, kanë ndryshuar rrënjësisht, sidomos pas mbarimit të “Luftës së ftohët” midis tyre (1990), pra me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe shkatërrimit të ish Jugosllavisë (1991), meqë rast do vije tek dobësimi ekonomik dhe ushtarak i Rusisë, gjegjësisht tek forcimi i botës kapitaliste perëndimore në krye me SHBA-të, për t’iu kundërvënë kërcënimeve të vazhdueshme të Rusisë ndaj ish republikave (shteteve) që dikur ishin nën okupimin e saj, në mesin e tyre edhe Ukraina.

Në ndërkohë, Rusia cariste nën udhëheqjen e ish agjentit të KGB-së, diktatorit stalinist, Vlladimir Putin, dukshëm u forcua në planin ekonomik dhe ushtarak, për t’i shfaqur serish ambiciet e saja hegjemoniste ndaj vendeve fqinje, siç ishte rasti me marrjen e Krimesë (2014), dhe së fundi kërcënimi i vazhdueshëm me pushtim të shtetit sovran dhe të pavarur të Ukrainës, duke shkaktuar tensione dhe rreziqe të reja për sigurinë dhe stabilitetin e paqes në Evropë dhe më gjer në botë.

Pa dashur të hy në analizë rreth shkaqeve që i detyruan vendet e Evropës perëndimore dhe SHBA-të që të dalin në mbrojtje të vlerave dhe sigurisë nacionale në Evropë, meqë është kjo çështje mjaft komplekse, mjafton të theksohet fakti se në dy dekadat e fundit brenda BE-së do ndodhin ndryshime të mëdha, siç ishte largimi i Anglisë (Brexit), ndërsa në SHBA ardhja në pushtet të demokratëve në vitin 2018 në krye me presidentin D. Trump, nuk ka dyshim, se këto rrjedha ndikuan edhe në ndryshimin e koncepteve strategjike, në veçanti në fushën ushtarake, karshi forcimit dhe ndikimit rus drejt Evropës perëndimore, përkatësisht Ballkanit perëndimor, duke e rrezikuar kështu perspektivën dhe sigurinë popujve të lirë dhe sovran në këtë pjesë të saj.

Ndaj, në kontekst të kësaj dhe temave të shumta që dy liderët i preken në këtë konferencë për media, mendoj se përgjigja cinike e presidentit rus V. Putinit, në konstatimin e kancelarit gjerman, z. Olaf Sholtz, “se Evropa nuk ka më nevojë për luftëra të reja”, duke i përmendur bombardimet e Serbisë nga NATO-ja në vitin 1999, përveç se e tregoi hapur shovinizmin e tij prej hegjemoni ruso-ortodoks, Putini tentoi për të satën herë që ta manipuloi opinionin rus dhe atë ndërkombëtarë, duke akuzuar Perëndimin dhe NATO-n, “se janë vetë ata shkaktarë të luftës në Evropë”. Në fakt, Putini e përsëriti gënjeshtrën e tij për të satën herë, duke e fshehur faktin, se intervenimi i NATO-s ndaj Serbisë ka qenë në mbrojtje të shfarosjes së 2 milion shqiptarëve në Kosovë, dhe jo një luftë e rrezikshme, siç mund ta nxis tani në Evropë pushtimi eventual i Ukrainës nga ushtria ruse..!?

Por, reagimi i kancelarit të Gjermanisë, z. Olaf Scholz ndaj cinizmit të V. Putinit rreth sulmit të NATO mbi Serbinë, ishte epik, duke iu kundërpërgjigjur, se bëhej fjalë për “Volker Mord” (vdekje e një populli), pra fjala ishte për gjenocidin e Serbisë të kryer në Kosovë të cilin duhej ndaluar..!

Prandaj, ajo që duhet theksuar me këtë rast, është fakti se vizita e sotme e kancelarit gjerman në Moskë, përveç se ishte e koordinuar mirë me partneret strategjik evropianë dhe amerikanë, ishte një Ultimatum i qartë dhe i prerë për Putinin dhe Rusinë, se në qoftë se e pushton Ukrainën, do e pëson keq dhe se do mbanë përgjegjësinë personale për gjithçka që do ndodhë pastaj në Evropë, mesazh të cilin duket se diktatori dinak dhe cinik rus, Vlladimir Putini, e ka kuptuar mirë. Mbase, tërheqja e pjesërishme e forcave ushtarake ruse nga kufiri me Ukrainën, mund të jetë edhe kapitullim politik dhe ushtarak para kërkesave të NATO-s, Amerikës dhe liderëve evropianë, që mos të shkaktojë luftë të re në Evropë, e ndoshta edhe në botë..!?

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mblodhi 50 mijë euro donacion me foton se vuante nga kanceri, të gjithë shtangen kur mësojnë të vërtetën e 42-vjeçares

Story i radhës

Zbulohet se çfarë shkruhej në letrën që Donaldi i dërgoi dje Beatrixit

Të fundit nga