Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorëve të sapoemëruar të Belgjikës dhe të Danimarkës

Shkup, 2 tetor 2020 (MIA) – Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorëve të sapoemëruar të Mbretërisë së Belgjikës dhe të Mbretërisë së Danimarkës.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale të Frederik Meris, ambasador i sapoemëruar i Mbretërisë së Belgjikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Sofje, presidenti Pendarovski theksoi se në periudhën e fundit dy vendet ndërtuan marrëdhënie të afërta miqësore dhe nivel solid të bashkëpunimit të ndërsjell në shumë fusha, ndërsa Mbretëria e Belgjikës është mik i madh dhe aleat i sinqertë në procesin e proceseve tona evropiane dhe euroatlantike.

Duke theksuar se ky vit është i rëndësishëm për vendin tonë, pasi zyrtarisht u bëmë vendi i 30-të anëtar i NATO-s, Pendarovski tha se në periudhën në vijim vijon edhe një proces i rëndësishëm për të cilin e presim edhe mbështetjen nga Mbretëria e Bashkuar, si një prej vendeve themeluese të BE-së, deri në fund të këtij viti ta mbajmë Konferencën ndërqeveritare dhe formalisht t’i fillojmë negociatat aderuese për anëtarësim të plotfuqishëm me Unionin.

“Marrëdhëniet bilaterale janë të shkëlqyeshme dhe janë ndërtuar në bazë të interesave të ndara strategjike”, ka thënë ambasadori Meris në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, duke shtuar se vendet besojnë në Aleancën e bazuar ndaj vlerave dhe angazhimeve të përbashkëta.

Duke e theksuar rëndësinë e mbështetjes nga Mbretëria e Danimarkës për proceset integruese në rajon, presidenti Pendarovski shprehu siguri se perspektiva evropiane vendit shumë shpejtë do t’i avancohet, së pari me miratimin e kornizës negociuese dhe më pas edhe me mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare dhe fillim formal të negociatave aderuese.

Ambasadori Shajn tha se dy vendet kanë marrëdhënie solide bilaterale dhe bashkëpunim në shumë sfera nga interesi i përbashkët duke shfaqur shpresë se të njëjtët do të thellohen dhe avancohen në periudhën që vijon.

Pendarovski, ambasadorëve të sapoemëruar u dëshiroi sukses në kryerjen e përgjegjësisë së funksionit diplomatik. fb/

Ngjarja paraprake

Dy vite nga vrasja e Khashoggit – çështja ende e pazgjidhur, trupi ende i zhdukur

Ngjarja e ardhëshme

Mësimi online përballë mësimit me prezencë fizike

të fundit nga