Presidenti Pendarovski foli në ceremoninë me rastin e 15 vjetorit të themelimit të Universitetit Amerikan Kolexh në Shkup

Shkup, 6 tetor 2020 (MIA) – Presidenti Stevo Pendarovski mbrëmë foli në ceremoninë me rastin e 15 vjetorit të themelimit të Universitetit Amerikan Kolexh në Shkup që u mbajt në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Shkup.

Pendarovski theksoi se përvjetorët janë gjithmonë rast që të përkujtojmë se çka kemi kaluar, por edhe të shohim se çka na pret në kohën që vjen para nesh. Ai theksoi se është e pakontestueshme që në këto 15 vite Amerikan Kolexh realizoi shumë nga qëllimet e tij dhe me këtë dha kontribut të rëndësishëm drejtë ngritjes së standardeve në arsimin e lartë në vend.

Pendarovski theksoi se Universiteti Amerikan Kolexh është shembull për universitet nga gjenerata e tretë i cili i bashkon tri veprimtaritë themelore – arsim, hulumtim shkencor dhe aplikacion të  know-how.

Theksoi se sipas referencave nga puna e tij shkencore – hulumtuese Universiteti është në vendin e parë mes universiteteve private në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Banka Qendrore e SHBA-së e renditi Fakultetin e Ekonomisë Afariste dhe Shkencave Organizative në vendin e parë në mesin e të gjithë fakulteteve ekonomike të cilat punojnë në shtetin tonë. Ai shtoi se programi MBA është në mesin e pesë programeve më të mira në Evropën Lindore. Falë punës shkencore – hulumtuese, mes tjerash, UAKSH gjendet edhe në vendin e dytë të lartë në Listën e Shangait të universiteteve vendore.

Në botën e cila po ndryshon shpejtë, siç theksoi ai, institucionet e arsimit të lartë duhet të përshtaten me trendet globale.

Presidenti potencoi se qëllimi i arsimit të lartë nuk është vetëm që të merret një diplomë, pavarësisht a është e njohur ndërkombëtarisht ose jo, por t’iu ndihmohet studentëve që t’i zhvillojnë kapacitetet personale për të menduarit kreativ dhe autonom. fc/

 

Ngjarja paraprake

Fasulja e Kuqe e Veriut – Vlerat Shëndetësore Të Bishtajores Laramane

Ngjarja e ardhëshme

Real Madridi e mbylli merkaton verore pa asnjë transferim

të fundit nga