Presidenti Meta uron 112-vjetorin e Kongresit të Manastirit: Nderim dhe mirënjohje Rilindasve të vërtetë të kombit tonë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kujtuar sot 112 vjetorin e Kongresit të Manastirit. Përmes një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit thotë se rilindasit e vërtetë njehsuan elementin më të rëndësishëm përbashkues të shqiptarëve, për t’i paraprirë Pavarësisë së Shqipërisë.

Presidenti thotë se  në themel të çdo kombi qëndron gjuha, ndaj mbrojtja e saj nga çdo armik apo gjakprishur, i shërben identitetit tonë kombëtar.

“Gëzuar Ditën e Alfabetit të gjuhës sonë të bukur shqipe, të shkruar me gërma gjaku, pas sakrificash të panumërta të patriotëve dhe intelektualëve tanë.

Nderim dhe mirënjohje Rilindasve të vërtetë të kombit tonë, që 112 vjet më parë, të mbledhur në Kongresin e Manastirit, njehsuan elementin më të rëndësishëm përbashkues të shqiptarëve, për t’i paraprirë Pavarësisë së Shqipërisë.

Në themel të çdo kombi qëndron gjuha, ndaj mbrojtja e saj nga çdo armik apo gjakprishur, i shërben identitetit tonë kombëtar.

I lumtur që në përvjetorin e kësaj ngjarjeje të shënuar kombëtare, të ekspozoheshin në Institucionin e Presidentit, dokumente dhe foto nga punimet e Kongresit të lavdishëm të Manastirit”, shkruan Meta në Facebook.

Ngjarja paraprake

Kalifornia me orë policore për shkak të COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Qyteti i alfabetit, pa shkollë të mesme në gjuhën shqipe

të fundit nga