Presidenti Meta shpërndan poezinë “Anës Lumenjve” të interpretuar nga Timo Flloko

Me rastin e ditës botërore të Poezisë, Presidenti Ilir Meta, ka shpërndarë një interpretim të aktorit të njohur Timo Flloko të poezisë së Fan Nolit, “Anës lumenjve”.

Duke e konsideruar si poezi për çdo shqiptar të ndershëm e patriot të çdo epokë, Meta thotë se vrulli shpërthyes i vargjeve të saj gjëmon me një forcë të jashtëzakonshme sa herë tirania, dhuna, shtypja, zullumet, padrejtësitë dhe aktet antikombëtare bëhen të padurueshme dhe revoltuese për mbarë popullin.

Postimi i plotë i Presidentit Meta:  

“Anës lumenjve”, një nga krijimet më të arrira të Fan Nolit, është padyshim një nga poezitë më popullore dhe më të dashura për çdo shqiptar të ndershëm e patriot të çdo epoke.

Vrulli shpërthyes i vargjeve të saj gjëmon me një forcë të jashtëzakonshme sa herë tirania, dhuna, shtypja, zullumet, padrejtësitë dhe aktet antikombëtare bëhen të padurueshme dhe revoltuese për mbarë popullin, “që nga Shkodra e gjer në Vlorë”.

Me rastin e Ditës Botërore të Poezisë, risjell sot disa nga vargjet e kësaj poezie, të interpretuara mjeshtërisht nga artisti ynë i madh Timo Flloko.

Ngjarja paraprake

Grenell poston në Twitter disa “urdhra ekzekutivë”, pasi Google e listoi atë si president të SHBA-së

Ngjarja e ardhëshme

Deschamps: Asnjë futbollist nuk mund të përfitojë vetëm nga fakti që luan në një klub

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian