Presidenti Meta shfaqet pranë detit në Ditën e Verës, ja mesazhi i kreut të shtetit nga Durrësi

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur ta kalojë këtë Ditë Vere në qytetin e Durrësit.

Kreu i shtetit ka publikuar një foto nga qyteti bregdetar, ku ai shfaqet i relaksuar dhe i veshur me xhuboks xhins dhe këmishë të verdhë.

“Durrësi, përgjithmonë Pranverë!”, shkruan Meta. Më herët presidenti uroi Ditën e Verës, përmes një mesazhi ku shprehej: “Pas një Dimri të gjatë e të vështirë, Pranvera po vjen furishëm! Gëzuar Ditën e Verës!”

Kujtojmë që kreu i shtetit Meta ka dhënë edhe më herët mesazhe për një “pranverë kuqezi”, që sipas presidentit do të vijë me zgjedhjet e 25 prillit.

Ngjarja paraprake

Trajtimi i këmbëve përkëmbë që nuk plasariten kurrë

Ngjarja e ardhëshme

Moriba anuloi biletën ditën kur duhej të fluturonte për në Manchester

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian