Presidenti Meta përkujton 25-vjetorin e tragjedisë së Otrantos: Eksodi i pandalshëm i shqiptarëve vazhdon edhe sot!

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar 25-vjetorin e tragjedisë së Otrantos me anë të një video në rrjetet sociale.

Meta shkruan se në këtë përvjetor përkujtohen me dhimbje jetët e humbura në përpjekjet dëshpëruese për të gjetur një të ardhme më të mirë larg Shqipërisë.

Ai thotë se duhen bërë të gjitha përpjekjet që duhen me përgjegjshmëri, për të ndalur fenomenin e largimit të shqiptarëve.

Statusi i presidentit Ilir Meta

Në 25-vjetorin e Tragjedisë së Otrantos, përkujtojmë me dhembje jetët e humbura në përpjekjet dëshpëruese për të gjetur një të ardhme më të mirë larg Shqipërisë.

Për fat të keq, ndonëse në forma të tjera, eksodi i pandalshëm i shqiptarëve po vazhdon ende edhe sot, me ritme alarmuese, aq sa shpopullimi vijon të jetë drama më e madhe, që po i ndodh vendit.

Të bëjmë të gjitha përpjekjet që nevojiten, me përgjegjshmëri, atdhetari dhe profesionalizëm, për të ndalur këtë fenomen tragjik dhe për t’u dhënë mundësi të reja, në veçanti të rinjve, për të ndërtuar të ardhmen e tyre të sigurt në Atdhe!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Këto janë disa shenja si të kuptoni që dikush po ju gënjen!

Story i radhës

​Parku i madh i Gjakovës vazhdon të plotësohet çdo ditë e më tepër

Të fundit nga