Presidenti Meta paralajmëron zyrtarët: Kujdes maksimal në respektimin e Kushtetutës dhe ligjit!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka publikuar sot një pjesë së deklaratës së një ditë më parë, ku paralajmëroi çdo zyrtar që të bëjë kujdes me respektimin e Kushtetutës.

Teksa kujton afrimin e 25 prillit, Kreu i Shtetit shkruan në Facebook: “PARALAJMËROJ ÇDO ZYRTAR në Republikën e Shqipërisë: Të ketë KUJDES maksimal në respektimin e Kushtetutës dhe në respektimin e ligjit! Nesër nuk mund të thotë: “Më detyruan!” apo “Nuk e dija!””

Një ditë më parë, Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka cilësuar ligjin për zgjatjen e afatit të kontratës së koncesionit të aeroportit “Nënë Tereza” me 13 vjet, si shkelje flagrante e Kushtetutës.

Në konferencën me gazetarët dje, Kreu i shtetit akuzoi qeverinë se ka përshpejtuar qëllimisht zgjatjen e saj pasi duhet edhe 6 vite të përfundojë kontrata aktuale. Në fjalën e tij, duke paralajmëruar se nuk do të ketë kartelë mjekësore që do t’i shpëtojë nga abuzimi me detyrën, Meta ka paralajmëruar të gjithë zyrtarët e qeverisë dhe administratës që të mos firmosin kontrata në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

Ndër të tjera, Kreu i shtetit ka folur edhe për zgjedhjet parlamentare, duke shpjeguar edhe arsyet se përse e konsideron si referendum. Për Metën, më 25 prill populli shqiptar do të votojë kundër oligarkisë.

Presidenti tha se vota është forma demokratike për të rithemeluar pluralizmin politik e për të vendosur rendin kushtetues që është tronditur në kushte skandaloze. Meta ka ftuar qytetarët të shohin që tani qendrën e tyre të votimit dhe të rinovojnë mjetet e identifikimit.

Teksa iu përgjigj akuzave të Kryeministrit Rama për fushatë për LSI-në, Kreu i shtetit tha se nëse LSI-ja dhe Monika Kryemadhi bën atë që po bën kjo qeveri, ta ndëshkojnë me votë. Meta u shpreh se LSI-ja nuk po e shpopullon vendin, blejë vota apo përfaqëson oligarkinë të mos e votojnë. Presidenti akuzoi edhe Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Tauland Balla, duke thënë se pas 26 prillit ai do të bëhet një qytetar që respekton Kushtetutën. Meta nuk la pa përmendur edhe manifestimin e dy marsit për mbrojtjen e Kushtetutës, duke u shprehur se lulet kanë çelur përsëri.

Ngjarja paraprake

Presidenti kinez mburret për luftim të varfërisë ekstreme

Ngjarja e ardhëshme

Largimi nga Liverpooli

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian