Presidenti Meta falenderon Leonardo DiCaprion

Presidenti Ilir Meta falenderon aktorin me famë ndërkombëtare Leonardo DiCaprio, për fushatën e tij në mbrojtje të Vjosës. Në një postim në Instagram, Meta shkruan: “E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë! Faleminderit nga zemra dhe mirënjohje të thellë Leonardo DiCaprio!”

Bashkëngjitur, Meta ndau me ndjekësit edhe postimin e bërë 3 ditë më parë nga DiCaprio për këtë çështje.

“Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Evropë. Nga malet e Greqisë deri në Detin Adriatik në Shqipëri, ai shtrihet në 300 kilometra, plotësisht i lirë nga barrierat artificiale, si digat e hidrocentraleve. Lumenjtë dhe përrenjtë që janë degë të Vjosës janë shtëpia e më shumë se 1.100 specieve të botës së egër, shumë prej të cilave janë të kërcënuara. Vjosa është kurora e #BlueHeartofEurope dhe njerëzit në të gjithë Shqipërinë duan ta mbrojnë atë përgjithmonë. Ata po i kërkojnë qeverisë së Shqipërisë për të krijuar #VjosaNarkParkNow, i cili do të ishte parku i parë i lumit të egër në Evropë”, shkruajti aktori.

Fushata e nisur prej vitesh nga ambientalistë shqiptarë dhe të huaj për të mbrojtur lumin Vjosa në Shqipëri, ka tërhequr së fundmi vëmendjen e shumë personaliteteve të njohura në botë. Mes tyre është dhe aktori me famë ndërkombëtare, Leonardo DiCaprio i cili jo pak herë ka reaguar për këtë fenomen.

Ngjarja paraprake

Momenti i frikshëm kur godet rrufeja, një i vdekur dhe tre të plagosur rëndë

Ngjarja e ardhëshme

Milani larg titullit, Napoli e 'ngrinë'

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian