Presidenti Macron i kërkon Putinit të heq rrethimin e Mariupolit

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i kërkoi të premten Presidentit rus Vladimir Putin të heq rrethimin në qytetin ukrainas të Mariupolit, të lejojë qasjen humanitare dhe të urdhërojë një armëpushim të menjëhershëm, tha zyra e presidentit francez. 

Presidenti Macron foli me homologun e tij rus në telefon për 70 minuta. Më herët gjatë ditës, Presidenti Putin zhvilloi një bisedë me Kancelarin gjerman Olaf Scholz, i cili gjithashtu I bëri presion për një armëpushim të menjëhershëm. 

Zoti Macron, i cili ka folur shumë herë me udhëheqësin rus Vladimir Putinin, ripërsëriti ankesat për sulmet e vazhdueshme ndaj civilëve dhe dështimin e Rusisë për të respektuar të drejtat e njeriut në Ukrainë, tha Pallati presidencial Elysee. 

Ai tha se Presidenti Putin, nga ana tjetër, fajësoi Ukrainën për luftën. 

Presidenti Macron, i cili po bën fushatë për të rinovuar mandatin e tij në zgjedhjet e prillit, tha gjatë një takimi të stilit të fushatës pak përpara telefonatës, se ai flet me Putinin sepse beson se ka një rrugë drejt paqes, mes rezistencës ukrainase, sanksioneve të ashpra perëndimore dhe atyre diplomatike. “Ne duhet të bëjmë gjithçka për ta gjetur atë zgjidhje,” tha ai./VOA

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Gjej një mik të fortë dhe mos harro…”/ Zbardhen përgjimet që fundosën Elsa Lilën

Story i radhës

Donaldi befason me një këngë

Të fundit nga