presidenti kinez do te vizitoje francen serbine e hungarine 662f82085edfc

Presidenti kinez do të vizitojë Francën, Serbinë e Hungarinë

April 29, 2024
1 minut lexim

Presidenti kinez, Xi Jinping do të vizitojë Francën, Serbinë dhe Hungarinë nga data 5 deri më 10 maj, njoftoi të hënën një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës.

Të dy vendet [Kina dhe Franca] kanë pasur komunikime strategjike dhe bashkëpunim praktik , tha zëdhënësi i ministrisë, Lin Jian duke folur për udhëtimin e Xi në Francë.

“Është koha për të shtyrë partneritetin gjithëpërfshirës strategjik midis Kinës dhe Francës në një nivel të ri dhe për t’i dhënë një shtysë të re zhvillimit të shëndetshëm të marrëdhënieve Kinë-BE, për të dhënë kontribute të reja për paqen, stabilitetin, zhvillimin dhe përparimin botëror,” tha Lin Jian një konferencë të rregullt për media.

“Kina pret të punojë me Francën për të rritur më tej besimin reciprok politik, solidaritetin dhe bashkëpunimin”, tha ai.

Ndërsa me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, zëdhënësi tha se Xi Jinping do bisedojë mbi marrëdhëniet dypalëshe si dhe të diskutojë për përmirësimin e marrëdhënieve Kinë-Serbi./REL

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

marc guehi kerkon te largohet nga klubi 662f818f38076
Story i mëparshëm

Marc Guehi ‘kërkon të largohet’ nga klubi

perfaqesuesja e eulex it viziton qendren e romeve ne mitrovice 662f820d20e8c
Story i radhës

​Përfaqësuesja e EULEX-it viziton Qendrën e romëve në Mitrovicë

Të fundit nga

ShkoLartë