Presidenti iranian: Së paku edhe 5-6 muaj duhet t’u përmbahemi rregullave të pandemisë

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Hassan Rouhani, tha se për të funksionuar me sukses procesi i vaksinimit kundër koronavirusit të ri (COVID-19), së paku edhe 5-6 muaj duhet respektuar masat mbrojtëse të pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenca e Iranit bëri të ditur se presidenti i shtetit, Rouhani, vlerësoi luftën kundër pandemisë së COVID-19 në mbledhjen e Këshillit Kombëtar kundër COVID-19 e mbajtur në Teheran.

Rouhani theksoi se kohët e fundit COVID-19 ka filluar ta rrisë efektin e saj tek të rinjtë dhe se kjo do të hapë probleme në të ardhmen.

Ai po ashtu paralajmëroi popullin se duhet t’u përmbahen ende rregullave të pandemisë edhe pse ka rënë numri i rasteve ditore.

“Së paku edhe 5-6 muaj duhet t’u përmbahemi rregullave të pandemisë deri sa të përfundojmë procesin e vaksinimit kundër COVID-19”, deklaroi Rouhani.

Duke njoftuar se shteti po punon për të zhvilluar tri vaksina të ndryshme, ai gjithashtu tha se po punojnë për të siguruar edhe vaksina nga jashtë.

Rouhani më 19 janar deklaroi se javët e ardhshme do të arrijnë vaksinat e para nga jashtë të konfirmuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe do të fillojnë vaksinimin sipas programit.

Ndërkaq, në muajin mars ose prill pritet që të arrijnë në vend 16,8 milionë vaksina Covax të zhvilluara në kuadër të Organizatës Botërore e Shëndetësisë (OBSH).



. .

Ngjarja paraprake

Shkup, në 24 orët e fundit hospitalizohen 20 pacientë me Kovid-19

Ngjarja e ardhëshme

Goditje e madhe për Kroacinë! 

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian