Presidenti i Ukrainës nesër do të vizitojë Turqinë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nesër do të zhvillojë një vizitë në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Qeveria e Ukrainës, Zelensky në vizitën e tij që do të zhvillojë në Turqi gjatë datave 15-17 tetor do të nënshkruajë marrëveshjen e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve.

Në muajin korrik ministri i Mbrojtjes i Ukrainës Andriy Taran u takua në Kiev me ministrin turk të Mbrojtjes, Hulusi Akar, rikujtohet në deklaratën në të cilën theksohet se marrëveshja që do të nënshkruhet do të reflektojë angazhimin për sigurinë dhe paqen në Detin e Zi.



. .

Ngjarja paraprake

Basha zbulon planin e Ramës: Po bën gati deputeten, që të japin 100 mln € për inceneratorët

Ngjarja e ardhëshme

Nga 1 janari faturat tatimore do jenë vetëm online

të fundit nga