Presidenti i skuadrës italiane: T’i kthehemi normalitetit

Presidenti i Sampdorias Massimo Ferrero është bërë shpesh protagonist me mënyrën e të festuarit në shkallët e stadiumit apo me deklaratat e tij, ndërsa këtë herë ka zënë faqet e para të medieve për komentet e tij mbi koronavirusin.

Numri një i klubit gjenovez deklaroi se koronavirusi nuk vret dhe se tani duhet lënë mënjanë për t’iu rikthyer normalitetit të jetës dhe normalisht edhe të futbollit, që prej kohësh luhet pa praninë e tifozëve.

 “Nga koronavirusi nuk vdes. Të respektojmë sëmundjen, por jo ta ekzagjerojmë. Shkencëtarët dalin nëpër studio televizive dhe çdonjëri thotë diçka ndryshe. Mendoj se ka ardhur koha që edhe tamponët t’i lëmë mënjanë”, tha Ferrero.

Më pas presidenti i Sampdorias hodhi tërësisht poshtë idenë e grumbullimit të skuadrave të Serisë A në një vend për të luajtur, ashtu siç u veprua në NBA, teksa theksoi se tani ka ardhur koha që të hapen stadiumet në masën 30%.

“Pasiguria po vret mendjet e njerëzve. Shumë shpejt do të mbyllim spitalet për trupin dhe do të hapim ata për kokën. Unë u detyrova të mbyll kinematë, ndërsa tani ka edhe probleme me futbollin dhe kjo po mbyll jetën e njerëzve. Ka ardhur koha që të hapim stadiumet në masën 30% të kapacitetit”, u shpreh presidenti i Sampdorias.

Ngjarja paraprake

Muzikantët kërkojnë rishikim e protokolleve për funksionim gjatë pandemisë

Ngjarja e ardhëshme

Krehëri- Dëmtimet në flokë dhe përdorimet e tij

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian