Presidenti i Serbisë Vuçiq është një luftënxitës

Serbia ende pretendon territorin e Kosovës, edhe pse është e pavarur që nga viti 2008. Qeveria në Beograd qëndron pas aksioneve nxitëse të serbëve etnikë në veri të vendit fqinj. Presidenti Vuçiq po i nxitë qëllimisht tensionet.

Në sfondin e tensioneve të vazhdueshme rreth Kosovës, lidershipi në Prishtinë ka mbyllur pikën më të rëndësishme kufitare me Serbinë afër qytetit të Podujevës. Masa erdhi të mërkurën, pasi militantët serbë bllokuan më parë hyrjen në anën serbe të kufirit. Siç raportojnë mediat në Beograd, në afërsi të vendkalimit Merdare, kamionët janë parkuar përgjatë rrugës që çon në pikën kufitare. Ishte pika e tretë kufitare mes Kosovës dhe fqinjit të saj verior, që duhej të mbyllej përkohësisht. Pothuajse tre javë më parë, militantët serbë ngritën barrikada në rrugët që çojnë në vendkalimet Bërnjak dhe Jarinje, në veri të Kosovës.

Ndërkohë, militantët kanë bllokuar rrugët edhe në vende të tjera në veri të Kosovës, e cila është e banuar kryesisht nga serbët etnikë. Veprimet e tilla gëzojnë mbështetjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Sot, pothuajse ekskluzivisht e banuar me shqiptarë, Kosova i përkiste Serbisë, por është e pavarur që nga viti 2008. Serbia nuk e pranon këtë dhe pretendon për vete territorin e vendit. Zona në veri të qytetit të ndarë të Mitrovicës në lumin Ibër, është pothuajse ekskluzivisht e banuar nga serbët etnikë dhe kufizohet drejtpërdrejt me Serbinë. Vuçiq i inkurajon banorët e zonës, që të mos ta njohin supremacinë e shtetit kosovar.

Bllokadat e serbëve në radhë të parë ndodhën pas arrestimit të një ish-oficeri të policisë së Kosovës me origjinë serbe. Sipas autoriteteve kosovare, ai thuhet se ka udhëhequr sulmet ndaj zyrtarëve të Komisionit Zgjedhor. Prapa barrikadave, megjithatë, qëndrojnë serbët nga mjedisi kriminal dhe i shërbimit sekret dhe të afërmit e tyre. Tensionet e fundit fillimisht u shkaktuan duke marr shkas sepse qeveria në Prishtinë kishte shfuqizuar targat e vjetra serbe, të cilat shumica e banorëve në Mitrovicën e Veriut dhe zonën përreth, ende i përdorinin edhe sot e kësaj dite.

NATO mohon marshimin e Vuçiqit

Nën presionin e ambasadave perëndimore, kryeministri Albin Kurti pezulloi zbatimin e rregullores përkatëse. Megjithatë, Vuçiq gjithmonë duket se gjen justifikime, për të nxehur e nxitur tensionet rreth Kosovës. Dy javë më parë ai kërkoi që ushtria serbe të kthehej në Kosovë. Megjithatë, kjo do të duhej të miratohej nga komanda e forcave mbrojtëse KFOR prej gati 4,000 trupash, të udhëhequr nga NATO. Vuçiq ka aplikuar për lejen, por nuk ka gjasa që ta marrë.

Forcat serbe të sigurisë kishin vrarë dhe dëbuar civilë në luftën kundër kryengritjes së milicisë kosovare UÇK në 1998/99. Prandaj NATO-ja ndërhyri në mars 1999 dhe bombardoi atë që quhej atëherë pjesa tjetër e Jugosllavisë (Serbia dhe Mali i Zi). Forcat serbe të sigurisë dhe administrata serbe u detyruan të tërhiqeshin nga Kosova. Deri në shpalljen e pavarësisë në vitin 2008, vendi administrohej nga misioni i OKB-së Unmik.

Në fillim të javës, Vuçiq vendosi ushtrinë dhe policinë serbe në gatishmëri të shtuar luftarake. Deri më sot, ushtrisë serbe i është dashur të respektojë një zonë tampon të gjerë pesë kilometra në territorin e saj përgjatë kufirit të Kosovës, në të cilën mund të hyjë vetëm me lejen e KFOR-it. Kjo është pjesë e marrëveshjeve të bëra pas përfundimit të ndërhyrjes së NATO-s.

Prishtina kërkon çmontimin e barrikadave

 Albin Kurti e qeverisë Kosovën që nga marsi i vitit 2021. Shteti më i ri i Evropës, ka një kryetar qeverie që nuk i shmanget konfrontimeve. 47-vjeçari ishte ishte i burgosur politik në Serbi për më shumë se dy vjet, si disident kosovaro-shqiptar. Ai kryeson partinë Vetëvendosje, e cila është e përkushtuar për zbatimin e pakushtëzuar të shtetësisë së Kosovës, por edhe për reformat e aparatit shtetëror, pjesërisht të korruptuara.

Kurti i cilëson barrikadat serbe në veri si të paligjshme. “Institucionet shtetërore nuk do të merren me kriminelët, por do t’i arrestojnë”, tha ai pas mbledhjes së qeverisë. KFOR-it, i cili është përgjegjës për sigurinë e përgjithshme në vend, iu dha “akoma kohë për të vepruar” për të pastruar barrikadat. Megjithatë, kjo kohë po mbaron.

Një gjykatë në Prishtinë çuditërisht liroi në arrest shtëpiak ish-policin serb, për të cilin dyshohej për aksione të dhunshme kriminale si dhe në  ngritjen e barrikadave. Meqenëse prokuroritë publike dhe gjykatat në Kosovë janë të pavarura nga qeveria, edhe Kurti ka mbetur i befasuar. “Jam kurioz se cili prokuror e ka kërkuar këtë dhe cila gjykatë e ka vendosur këtë”. Fillimisht nuk ishte e qartë se çfarë ndikimi do të kishte vendimi i gjykatës, në veprimet e serbëve në veri. Megjithatë, Zyra e Jashtme Federale këshillon që të shmangen udhëtimet në katër komunat në veri të Kosovës, pa një arsye të veqant.

Story i mëparshëm

​Revista e njohur gjermane e cilëson dukeshën Meghan si “narciste”

Story i radhës

Pajisje biometrike me të dhëna të ushtrisë Amerikane po shiten në eBay

Të fundit nga