Presidenti i Pakistanit dhe ministri i Mbrojtjes rezultojnë pozitiv në COVID-19

Presidenti i Pakistanit, Arif Alvi, dhe Ministri i Mbrojtjes, Pervez Khattak, rezultuan pozitivë në testin për koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

“Unë kam rezultuar pozitiv për COVID-19. Allahu i mëshiroftë të gjithë të prekurit nga koronavirusi”, shkroi presidenti Alvi në Twitter.

Ai pranoi dozën e parë të një vaksine kundër COVID-19 më 15 Mars.

“Por, antitrupat fillojnë të zhvillohen pas dozës së dytë që duhej të ndodhte brenda një jave”, sqaroi Alvi.

“Ju lutemi vazhdoni të jeni të kujdesshëm”, këshilloi ai popullin.

Ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Pervez Khattak, gjithashtu është infektuar me korovirusin, tha Imran Ismail, guvernatori i provincës jugore Sindh.

Më herët gjatë muajit, kryeministri Imran Khan gjithashtu rezultoi pozitiv për virusin dhe u izolua.

Përkundër fushatës së vaksinimit në të gjithë vendin, Pakistani sërish vendosi një ndalim të plotë të tubimeve në të gjithë vendin, duke përfshirë kryeqytetin Islamabad, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend u rrit në 659.116, duke përfshirë 14.256 viktima.



. .

Ngjarja paraprake

Papu Gomez drejt largimit nga Sevilla

Ngjarja e ardhëshme

Si të filloni një karrierë që në të 20-at tuaja

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian