Presidenti i Meksikës pozitiv ndaj COVID-19

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, njoftoi se është diagnostikuar me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe ka filluar trajtimin mjekësor, raporton Anadolu Agency (AA).

“Me keqardhje ju informoj se jam infektuar me COVID-19. Simptomat janë të lehta dhe tashmë jam në trajtim mjekësor. Si gjithmonë, jam optimist. Do t’ia dalim”, tha Obrador në llogarinë e tij në Twitter.

Presidenti meksikan tha se do të merret me çështjet ditore në pritje nga Pallati Kombëtar.

“Do të marrë pjesë në çështjet publike nga Pallati Kombëtar. Për shembull, nesër do të marr një telefonatë nga presidenti rus Vladimir Putin sepse, përveç marrëdhënieve miqësore, ekziston mundësia që ata të na dërgojnë vaksinën Sputnik V”, tha ai.

Të dielën, presidenti i Meksikës drejtoi inaugurimin e instalimit të Gardës Kombëtare në shtetin San Luis Potosi, një ngjarje publike ku ai nuk mbante maskë.

Infeksioni i tij vjen 14 ditë pasi zëdhënësi i presidencës, Jesus Ramirez Cuevas, doli pozitiv me virusin.

Këshilli Kombëtar i Shkencës dhe Teknologjisë vlerëson se Meksika ka gjithsej 1.948.355 raste me koronavirus dhe 168.340 vdekje.

Që nga 23 janari, ky vend ka administruar 618.768 vaksina.



. .

Ngjarja paraprake

Odegaard pritet të kryejë testet mjekësore sot tek Arsenali

Ngjarja e ardhëshme

Klopp ka filluar të sillet njësoj si në sezonin kur gjithçka filloi të prishej te Dortmundi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian