Presidenti i Malavit ndërpret vizitën për shkak të protestës

Presidenti i Malavit, Lazarus Chakwera ndërpreu vizitën e tij tre-ditore në Tanzani të enjten pasi organizatat e grave në vendin e tij u përgatitën për organizimin e protestës mbarëkombëtare për dështimin e tij për të siguruar që gratë të kenë pjesën e tyre gjatë emërimeve publike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Chakwera, i cili mbërriti në Tanzani të mërkurën, u largua një ditë më herët sesa ishte planifikuar pasi zhvilloi bisedime me homologun e tij, John Magufuli. Ai vizitoi gjithashtu Qendrën kargo të Malavit në Dar es Salam dhe mbajti një takim privat me një numër investitorësh të biznesit, raportoi faqja lokale e lajmeve e Tanzanisë, “The Citizen”.

Shtëpia e shtetit në Lilongve konfirmoi se Chakwera është kthyer në shtëpi për t’u marrë me demonstratat e organizuara për të premten nga organizata të ndryshme të grave në vend në protestë kundër “pabarazisë gjinore”, duke e konsideruar atë si prioritet urgjent të brendshëm, sipas raportit.

Lëvizja Manifesti i Grave (WMM), e përbërë nga disa organizata të shoqërisë civile për fuqizimin e grave planifikon të protestojë kundër asaj që ata e konsiderojnë dështimin e Chakwera-s për të përmbushur kërkesën e Aktit të Barazisë Gjinore të përfaqësimit 60:40 të gjinive në emërimet publike, duke akuzuar atë që ata konsiderojnë si “diskriminimi sistematik ndaj grave në emërimet publike”, njoftoi “Nyasa Times” e Malavit.



. .

Ngjarja paraprake

Flet doktori i Trump: Presidenti është gati t’i kthehet angazhimeve publike

Ngjarja e ardhëshme

29 meshkuj kanë fituar statusin e viktimës seksuale gjatë luftës në Kosovë

të fundit nga