Presidenti i Barcelonës: I kemi edhe katër ndeshje për ta fituar titullin, i besoj ekipit tim

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, e ka shprehur besimin se skuadra e tij do t’i fitojë të gjitha katër ndeshjet e mbetura në La Liga dhe rrjedhimisht do të shpallet kampione e Spanjës.

Laporta ishte i kënaqur me fitoren e Barcelonës me rikthim 3:2 kundër Valencias të dielën dhe pret që ajo ta fitojë titullin.

Fitorja e mbrëmshme nënkupton se Barcelona e ka në dorë fatin e vet në garë për titull në katër ndeshjet e mbetura.

“E kam thënë edhe para ndeshjes me Valencian se, nëse i fitojmë pesë ndeshjet e mbetura, do ta fitojmë ligën”, tha Laporta.

“Tani nuk janë më pesë, kanë mbetur katër ndeshje për ta fituar titullin. Kam besim në ekipin tonë”, shtoi ai.

Ndeshja e ardhshme dhe mbase vendimtare për Barcelonën do të jetë të shtunën në Camp Nou, ku e pret liderin e tanishëm, Atletico Madrid. 

Ngjarja paraprake

Populli pa vaksina, Presidentja rrezitet!

Ngjarja e ardhëshme

RMV/Shënohet Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Mediave

të fundit nga

Modriç në histori

Luka Modriç ka bërë paraqitje mbresëlënëse kundër Skocisë. Me fitoren 3-1, Kroacia

Kritika të rënda

Hoze Murinjo ka pasur kritika për lojtarin e Mançester Junajtid, Bruno Fernandes

AlbanianEnglishMacedonian