Presidenti i Ballkanit shërohet

Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi është shëruar nga infektimi me virusin koronavirus. Kabashi në një prononcim për Insportin ka pranuar se është shëruar nga koronavirusi këto ditët e fundit.

Kabashi ishte infektuar me koronavirus gjatë këtij muaji, por që është mbajtur sekret deri më tani nga klubi i tij.

Insporti kontaktoi të parin e Ballkanit për ta konfirmuar se ai ishte me virus.

“Jam shëruar, jam shëruar, e kam kaluar këto ditët e fundit, nuk kam dashur ta bëj publike, mos e qit, zoti të ruajt”, deklaroi Kabashi.

Arsim Kabashi “Cima” është ndër presidentët më të përfolur në Superligën e Kosovës, pasi në dy vitet e fundit ka transformuar klubin e Ballkanit, duke e bërë pretendente për titull të kampionit dhe dalje në garat evropiane.

Në këtë sezon, futbollistët, trajnerët, shtabet teknike të klubeve nuk janë testuar fare dhe kjo nuk e ka shqetësuar fare Federatën e Futbollit të Kosovës.

Burimet e Insportit brenda klubeve elitare të Kosovës, kanë bërë të ditur se disa futbollistë kanë qenë të infektuar por që nuk është bërë publike nga klubet e tyre përkatese.

Ngjarja paraprake

Kovid 19 Kosovë/11 të vdekur dhe 720 raste të reja

Ngjarja e ardhëshme

A bie në gjumë burri juaj menjëherë pas seksit?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian